Viti i ri akademik 2020-2021 në institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri do të fillojë më datë 2 nëntor të këtij viti. Vendimi u firmos këtë të martë nga ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi.

Në njoftim bëhet e ditur se institucionet publike të arsimit të lartë në përfundim të regjistrimit të studentëve duhet të dorëzojnë listat.

Studentët, gjithashtu do të duhet që të zbatojnë masat e vendosura nga qeveria, me qëllim uljen e rrezikut të transmetimit të koronavirusit./vizionplus