Vitia: Rekomandohet mbyllja e kufijve me vendet fqinje.-Kurti: Gjendja është stabile, qytetarët të shtojnë kujdesin

Vitia: Rekomandohet mbyllja e kufijve me vendet fqinje.-Kurti: Gjendja është stabile, qytetarët të shtojnë kujdesin

Në objektin e Qeverisë e Kosovës është mbajtur takimi i pare Komisionit të posaçëm për parandalimin e Koronavirusit, i udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti. Gjatë takimit ministri i shëndetësisë Arben Vitia tregoi rekomandimet e reja të marra nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik për mbylljen e kufijve me vendet fqinje. Ministria Vitia dhe kryeministri Albin Kurti thanë se nuk ka vend për frikë e panik por sipas tyre, masat duhet të ndërmirren për tu ruajtur që koronavirusi të mos përhapet edhe në Kosovë.(Teksti-Kujtesa Bajrami FANA, kamera- Lulzim FANA)./21Media