Vitia: 23 mjekë nga diaspora kanë dashur të vijnë në Kosovë për të punuar

Në seancën e sotme të Kuvendit, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se 23 profesionist shëndetësorë shqiptarë që veprojnë jashtë Kosovës ka shprehur vullnetin që të vijnë për të trajnuar mjekët dhe trajtuar pacientët në Kosovë.
“Deri tani janë 23 mjekë të cilët kanë gadishmërinë dhe kanë dërguar të gjitha informatat, që të vijnë për të trajnuar dhe për të dhënë edhe trajtime në sistemin publik dhe jemi duke punuar me SHSKUK-në që t’i akomodojmë në vendet ku ka më së shumët nevojë. Ndërsa, në sektorin privat janë gjashtë specialist që janë kthy për të kontribuar’, ka thënë Vitia në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës./21Media

Back to top button