Vitia: Bosht i prioritetit në Shëndetësi do të jetë shëndeti i nënës dhe fëmijës

Sot, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, bashkë me drejtorin e ShSKUK-së, Elvir Azizi, vizituan Klinikën e Gjinekologjisë ku u pritën nga drejtori i kësaj klinike, Zef Ndrejaj dhe stafi i profesionistëve shëndetësor.

Ministri Vitia tha se bosht i prioritetit në Shëndetësi do të jetë shëndeti i nënës dhe fëmijës.

“Në këtë drejtim, pas ndërtimit të Klinikes së Pediatrisë, është parë si i domosdoshëm intervenimi në Klinikën e Gjinekologjisë ku marrin shërbime dhe sjellin në jetë shumë foshnje gratë dhe vajzat tona. Ato meritojnë kushte të dinjitetshme dhe për këtë arsye që nga fillimi Klinika e Gjinekologjisë është prioritet i investimeve”, tha Vitia.

Ministri po ashtu njoftoi të pranishmit se do të fillojnë investimet në infrastrukturë dhe në përmirësimin e kushteve për pacientet në Klinikën e Gjinekologjisë.

Gjithashtu, edhe sa i përket Fekondimit të Asistuar Mjekësor (FAM), ai i njoftoi se procedurat janë në finalizim në mënyrë që ky shërbim të ofrohet deri në fund të vitit.

Back to top button