Italia nikoqire

Italia nikoqire

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka mirëpritur angazhimin e ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia dhe homologu të tij nga Serbia, Zlatibor Lonçar, në lidhje me bashkëpunimin praktik për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Ai në një postim në Facebook tha se çmon angazhimin e tyre për të kapërcyer distancat dhe për t’u përqendruar në shëndetin e të gjithë qytetarëve si përparësi kryesore.

Ndryshe, sot Italia ishte nikoqire e një video-konference, me pjesëmarrjen e KFOR-it, midis dy ministrave, e përqendruar në urgjencën e COVID-19.

Në këtë video-konferencë të dyja palët shkëmbyen mendime mbi situatën në terren dhe diskutuan veprimet për të trajtuar pandeminë.

Diskutimi, i cili u ndoq nga KFOR, gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në mënyrë q ë të përmbajë në mënyrë efektive përhapjen e COVID-19 në rajon.