Në senacën e sotme të Kuvendit ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur lidhur me zvogëlimin e pagesave shtesë për ekipet mjekësore.

Vitia ka deklaruar se Qeveria njeh punën dhe sakrificën, duke shtuar se ka kërkuar takim me ministrin e Financave, Hekuran Murati, që të mundësohet vazhdimi i shtesave.

“Ministria e Financave ka ardhur në këtë propozim në bazë të kapaciteteve”, ka shtuar Vitia.

I pyetur nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu se pse është anuluar konkursi për stafin mjekësor, Vitia ka thënë se është çështje administrative./21Media