Vitia shpreh ngushëllime për vdekjen e gruas nga Malisheva

Vitia shpreh ngushëllime për vdekjen e gruas nga Malisheva

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i shprehi ngushëllime familjes për vdekjen e gruas nga Malisheva si pasojë e koronavirusit.

Ndërkohë ai njoftoi se edhe tre pacientë janë në gjendje të rënëdë.

“Ngushëllime familjes dhe të afërmeve të tyre me pikëllim. Mjekët e infermierët, laborantët e epidemiologët janë duke bërë gjithçka që ka kapacitet qenia njerëzore për të shpëtuar jetë.Por edhe tre pacientë të tjerë janë në gjendje kritike e në rrezik të lartë.”, shkroi ai në Facebook.

Po ashtu Vitia u bëri thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm.

“ZERO mirëkuptim për këdo që këto ditë të vështira, po del nëpër qytet a fshat pa arsye madhore, për ata që po i vijojnë vizitat si mysafirë tek te afërmit, apo ata të cilët praktikisht po e lenë në bast jetën e tyre dhe të familjes së tyre.Le të mos luajmë me rrezikun e cenimit të shëndetit personal e kolektiv. Mbrojtja e jetës është detyrë mbi detyrat. Nuk na falet që me shkujdesje ta cenojmë.”, përfundoi Vitia.

66 vjecarja nga Malisheva është viktima e gjashtë në Kosovë si pasojë e koronavirusit, ndërkohë deri më tani janë infektuar 84 persona./21Media