Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sot gjatë seancës së Kuvendit u shpreh se nuk ka refuzuar të nënshkruajë asgjë që e rrezikon procesin e vaksinimit.

Vitia tha se nëse vërtetohet se ka ndodhur një e tillë, ai do të japë dorëheqje. Ai tha se këtë premtim po e jep publikisht.

Mirëpo, ai tha se nuk do të kërkojë dorëheqje nga deputetët.

Ndër të tjera, ministri falënderoi deputetët për këshillat dhe kritikat rreth menaxhimit të pandemisë./21Media