Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se po vazhdojnë negociatat për sigurimin e vaksinave kundër Covid-19.

Vitia tutje ka shtuar se procesi i vaksinimit do të intensifikohet muajin e ardhshëm, atëherë kur pritet të vijnë dozat tjera të vaksinave.

“Negociatat me kompanitë prodhuese të vaksinave po vazhdojnë dhe janë në rrugën e duhur. Procesi i vaksinimit gjithashtu po vazhdon dhe nga muaji maj do të të intensifikohet me arritjen e vaksinave të reja”, ka thënë ai.

Qeveria e Kosovës sot mori masa të reja kundër përhapjes së COVID-19. Është marrë vendim që  kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë të jetë nga ora 22:30 deri në 05:00./21Media