Ministri i në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia sot në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë ka falënderuar të gjithë infermierët e Kosovës.

Vitia ka thënë se në këta tre muajt e fundit si kurrë më parë përmbushja e detyrës nga ana e tyre ka qenë jetike në luftimin e koronavirusit.

“Përballja e tyre e përditshme në linjën e parë të këtyre betejave i ka lënë në mungesë në familjet e tyre. Përjetë falenderues secilës e secilit që me përkushtim të pashoq vijon punën edhe në këto çaste në mbrojtje të jetës”, ka shkruar Vitia në llogarinë e tij “Facebook”.

Vitia tha se duhet respektuar rregullat mbrojtëse dhe distancimin në mënyrë që të mos i hapim më shumë vështirë infermierëve duke iu dhuruar kështu falënderimin e duhur.

“Ky do të ishte falenderimi dhe mirënjohja më e madhe për to, disiplina qytetare në shmangien e rasteve të reja të infektuara”, ka përfunduar Vitia.

Në Kosovë deri tani janë raportuar 895 raste me koronavirus, 657 të shëruar dhe 28 të vdekur. /21Media