Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka sot tha se ka qenë e gatshme kontrata për 500 mijë vaksina, por sipas tij, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia s’e ka nënshkruar atë për inati të ish-ministrit Armend Zemaj.

Zeka në “1 Kafe prej Shpisë” tha se se kontratën e ka përgatitur paraprakisht ish-ministri Zemaj. “I ka lanë qytetarët e Kosovës pa 500 mijë vaksina”, tha ndër të tjera Zeka në RTV21./21Media