Në tubimin që po mbahet për të shënuar 21-vjetorin e çlirimit të vendit dhe 15-vjetorin e themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje,  Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia u shpreh se Qeveria Kurti nuk tregoi vetëm punë por edhe guxim.

“Të tjera sfida kemi përpara. Ndoshta edhe më të rënda por këto sfida janë edhe fitore…Së bashku do të kalojmë çdo sfidë drejtë me vizion, vullnet e pa u ndalë. Gjatë këtyre muajve e kemi parë sa i rëndësishëm është aktivisti, qytetari aktiv dhe puna vullnetare. Betejën me pandeminë do ta kishim të pamundur pa mjekët, infermierët, studentët e psikologët që rrezikuan vetën e tyre. Shpirti i aktivistit është shpirti i kontributit për tjetrin”, tha Vitia.

Vitia deklaroi e në këta muaj janë dëgjuar së bashku por në distancë, ndërsa sot kanë zgjedhur të takohem ballë përballë në 21 vjetorin e çlirimit të vendit dhe 15 vjetorin e themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje.