Vitia siguron qytetarët se Kosova do të ketë gjithmonë vetëm vaksina të sigurta

Ministria e Shëndetësisë planifikon që shumë shpejt të ulë kriterin e moshës së personave që mund të aplikojnë për t’u vaksinuar me vaksinat antiCOVID.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, në konferencën për media që mbajti pasi u vaksinua në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
Ministri i ka bërë thirrje qytetarëve të aplikojnë përmes platformës e-Kosova, për t’u vaksinuar.
Ai ka premtuar se asnjë qytetar nuk do të mbetet pa vaksinuar.
Sipas ministrit, vaksinimi përveç obligim shëndetësor, është edhe obligim etik.
Vitia ka thënë se Kosova do të marr vetëm vaksina të aprovuara, e jo kineze apo ruse.
“Kjo nuk ka të bëjë me politikë, po ka të bëjë me siguri të vaksinave”, ka thënë Vitia./21Media

Back to top button