Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka zhvilluar një takim me drejtorin dhe Bordin e ShSKUK-së.

“Ishte një takim i rregullt pune. U njoftuam për gjendjen aktuale nga Drejtori i SHSKUK-së dhe nga Bordi”, tha ai duke u larguar nga takimi.

17 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Ndërsa janë shënuar edhe 781 raste të reja me Covid-19.