Në Kosovë aktualisht janë 142 respiratorë

Në Kosovë aktualisht janë 142 respiratorë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tregoi se në Kosovë aktualisht janë 142 respiratorë dhe janë porositur edhe 50 të tjerë që pritet të arrijnë në Kosovë në prill dhe maj.

Këto Vitia i tha në një konferencë të mbajtur bashkë me kryeminsitrin Albin Kurti.

Vita njoftoi se së shpejti në Kosovë do të vijnë  edhe dozat e para të klorikinës.

“Brenda pak ditësh do t’i kemi dozat e para të produktit klorikinë, por akoma nuk ka bari që është treguar i suksesshëm në trajtimin e kësaj sëmundje”,  tha Vitia. 

Vitia u shpreh se po bëhet gjithçka që është në dorën e tyre që kjo situatë të trajtohe sa më mirë. /21Media