Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot në konferencë për media bëri të ditur se nga nesër do të hapen edhe disa aktivitete në vendin tonë. Vitia tha se ndihet i lumtur që do të hapin fazën e tretë, e cila do të fillojë nesër.

Ministri në detyrë tha se nesër do të hapen çerdhet dhe kopshtet nga mosha 0-5 vjeç publike dhe private, kufijtë kryesor tokësor të Kosovës, ndërsa pas një jave do të bëhet vlerësimi i mundësisë së hapjes së kufijve ajror.

“Do të hapet i gjithë sektori i gastronomisë dhe shërbimeve të ngjashme, do të hapen qendrat tregtare., do të kthehen në punë tshërbimeve të ngjashme, do të hapen qendrat tregtare , do të kthehen në punë të gjithë zyrtarët publik në të gjitha nivelet e institucioneve ,do të fillojnë të gjitha veprimtaritë e barnatoreve dhe do të fillojnë aktivitetin taksitë”, tha Vitia, shkruan rtv21.tv

Ai shtoi se të gjitha këto janë të mundshme me masat mbrojtëse konform Intitutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministria e Shëndetësisë./21Media