Vizatime të pabesueshme me shkumës në rrugë

Tani është stina e përsosur për të hapur shkumës dhe për t’i bërë trotuaret më tërheqës. Megjithëse është e zakonshme që ky lloj aktiviteti është i rezervuar për fëmijët dhe është e zakonshme të shohësh vizatime të thjeshta të bëra prej tyre, ka njerëz si Cuong Nguyen që e çojnë atë në një tjetër nivel.
Artisti, i cili është një portretist me profesion, merr pjesë në festivale të ndryshme rrugësh, ku ai me aftësitë e tij ngjyrosë rrugët me shkumës, transmeton rtv21.tv.
“Në Vietnam, unë isha trajnuar të bëhesha portretist që kur isha 10 vjeç. Kur isha fëmijë, pjesën më të madhe të kohës e kaloja duke vizatuar. Fillova të shkoja në orën e artit kur isha 10 vjeç dhe në 14 vjeç, isha në gjendje të fitoja para duke pikturuar portrete njerëzish. Pas shkollës së mesme, unë u pranova në Akademinë e Artit Saigon”, tha ai./21Media

Back to top button