Shërbimi Korrektues i Kosovës  na 1 qershori do t’i lejojë vizitat familjare për të burgosurit.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media. Ky vendim është marrë në të lehtësimit të masave.

“Gjatë vizitës së tyre, secili vizitor është i obliguar të dezinfektohet në hyrje të institucioneve korrektuese, e po ashtu me vete duhet të ketë maskë dhe dorëza mbrojtëse”, thuhet në njoftim.

SHKK ka bërë të ditur se do të fillohet me pranimin e vetëm dy anëtarëve të ngushtë të familjes, numër ky që do të rritet gradualisht. /21Media