Vjedh bankën për të kryer operacione plastike

 

Facic Iconic u shpall fajtore për dy akuza të grabitjes.

Ajo akuzohej që nga 22 marsi i vitit 2019. Çështja u caktua të vendosej në gjykim më 28 qershor 2021 por, Facce kërkoi të pranojë fajin e saj në ditën e gjykimit.

Pas pranimit të fajësisë, ajo u dënua me dënim maksimal prej 15 vjetësh në secilën pikë.

Në mars të 2019, policia pranoi një telefonatë alarmuese, se një i dyshuar kishte hyrë në bankë dhe i është afruar punonjësi në një dritare.

Facce kishte shkruar atij një shënim, “Ke një minutë kohë për të më dorëzuar paratë, mos gabo ose vdis”, ndërkohë nuk ishte parë asnjë armë apo diçka e tillë.

E arrestuara përshkruhej se kishte një fytyrë të ënjtur.

Iconic arriti në aeroport nga Mexico, me fytyrë të mbuluar në fasha, pasi kishte kryer një operacion plastik.

Ajo po akuzohej edhe për një vjedhje tjetër që nga 20 janari i vitit 2009./21Media

Back to top button