Vjedhja e 200 mijë eurove, reagojnë nga Teqja e Madhe në Gjakovë

(Lajm i përditësuar)

Lidhur me vjedhjen e parave të Teqesë së Madhe në Gjakovë kanë reaguar nga kjo teqe.

Në reagimin e tyre thuhet se ato para kanë qenë kursime disavjeçare të shehut të Teqesë dhe se do të përdoreshin për investime.

Të njëjtit kanë kërkuar zbardhjen e rastit.

“Teqja e Madhe e Gjakoves, percjelle indinjaten e thelle për aktin vandal e makaber te grabitjes ne Teqe. Shuma e parave dhe gjerave te tjera me vlere, e grabitur ne Teqe, ka qene pjese e kursimeve disavjeçare te Shehut te Teqese se Madhe, familjes Shehu dhe te besimtareve, me qellim te investimit ne rindertimin perfundimtar te objektit te Teqese se Madhe ne Marash-Hisar te Przirenit. Shpresojme qe shume shpejt organet e rendit dhe te drejtesise ta kryejne punen e tyre dhe ta zbardhin ne plotni kete rast.”, thuhet në reagim.

Vidhen rreth 200 mijë euro te Teqes së Madhe në Gjakovë

Një shumë e konsiderueshme parash ( rreth 200 mijë euro) dyshohet se janë vjedhur në shtëpinë e Shehut të Teqesë së Madhe në Gjakovë.

Rasti për portalin rtv21.tv u konfirmua nga zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Sot në mëngjes ankuesi mashkull, kosovar ka raportuar në polici se person-a të dyshuar të panjohur, kishin hyrë në shtëpinë e tij në rrugën “Mazllum Lakuci” në Gjakovë dhe i kishin vjedhur një shumë të konsiderueshme parash (në valuta të ndryshme) dhe  disa stoli ari. Rasti është duke u hetuar në drejtim të veprës penale “Vjedhje e rëndë”.

Në anën tjetër Shejh Gufran ka thënë se paratë që janë  vjedhur janë mbledhur qe një vit e gjysmë për ta rinovuar Teqenë.

“Ende nuk e dimë se kur ka ndodhur rasti. A ka ndodhur sot apo dje. Vetëm se kemi vërejtur se arka me paratë nuk është”,  ka thënë ai.

 

Back to top button