Në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), është vjedhur kasaforta.

Drejtori ekzekutiv i AUV-it, Naser Krasniqi ka thënë se vetëm mund të konfirmojë që në Agjenci ka pasur një ndërhyrje rreth orës 00:00 deri në ora 04:00.

“Pra gjatë natës së kaluar ka ndodhur një hyrje e paautorizuar. Thuhet se kanë hyrë nga ana e prapme dhe s’mund të themi më tepër se çdo hetim i policisë atëherë mund të ndikojmë më tepër. Nuk mundem me dhënë ndonjë informatë që për shkak se është nën hetim të policisë kështu që s’mundeni me thënë asgjë”, tha Krasniqi.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. “Me datë 22.10.2020. në ora 08:05, ne Policinë e Kosovës është raportuar se në nje objekt në Fushë Kosovë është kryer një vjedhje”, ka thënë Hoxha. Njesitet kompetente policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime për rastin./21Media