Sot në mëngjes ka ndodhur një vjedhje në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në Fushë Kosovë nga ku është marrë kasaforta.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Me datë 22.10.2020. në ora 08:05, ne Policinë e Kosovës është raportuar se në nje objekt në Fushë Kosovë është kryer një vjedhje”, ka thënë Hoxha.

Njesitet kompetente policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime për rastin./21Media