Postimi i të flamurit autokton, që në vitin 2018 u lëshua gjatë ndeshjes Shqipëri-Serb, nga Dua Lipa  ngjalli shumë reagime në rrjetet sociale nga serbët.

E një gjë e tillë u komentua edhe në mediat botërore.

Lidhur me këtë këngëtarja Dua Lipa, mbrëmë doli me një sqarim ku tha se nuk ka pasur tendencë që të nxisë urrejtje, por shprehu dashurinë për vendin e saj.

“Postimi im i mëparshëm nuk ishte menduar kurrë për të nxitur urrejtje. Ndjehem e mërzitur dhe e inatosur që postimi im është keqinterpretuar me dashje nga disa grupe dhe individë që promovojnë separatizëm etnik, diçka të cilën unë e kundërshtoj plotësisht…Unë thjesht dua që shteti im të përfaqësohet në një hartë dhe të jem në gjendje të flasë me krenari dhe gëzim për rrënjët e mia shqiptare dhe vendin tim. Unë i inkurajoj të gjithë të përqafojnë trashëgiminë e tyre dhe të dëgjojmë dhe mësojmë nga njëri-tjetrit. Paqe, dashuri dhe respekt për të gjithë.”, e përmbylli postimin ajo

E në këtë postim ka komentuar edhe nëna e të dashurit të saj, Yolanda Hadid, e cila e ka përkrahur Duan.

“E thënë shumë mirë”, ka shkruar ajo./21Media