Mohamed beqar

Mohamed beqar

Miliarderi Mohamed Hadid është ndarë nga e dashura e tij, Shiva Safai.

TMZ shkruan se ndarja e çiftit ka ardhur shkak i mosmarrëveshjeve për të krijuar familje së bashku, përcjell rtv21.tv

Sipas tyre, Mohamed dhe aktorja janë ndarë qe një vjet, por e kanë mbajtur të fshehur këtë deri më tani. 39 vjeçarja dëshironte të bëhej nënë, ndërsa miliarderi nuk e dëshironte këtë pasi ai është baba i pesë fëmijëve, vajzave Bella, Gigi, Alana, Marielle dhe djalit Anwar.

Një tjetër arsye e ndarjes besohet të jenë dhe raportimet se Mohamed e ka tradhtuar Shivan me një modele 25 vjeçare.

Aktorja ka lënë gjithçka pas dhe tanimë po takohet me një djalë të quajtur Niels Houweling.

Kujtojmë se Anwar është i dashuri i këngëtares së njohur shqiptare Dua Lipa.

Familja Hadid e ka bërë mjaft të qartë tashmë se janë dakord me zgjedhjen e Anwar dhe e mbështesin atë plotësisht./21Media