Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Dua Lipa ditët e fundit ishte në fokus të mediave jo vetëm vendore, por edhe atyre ndërkombëtare, meqë një postim i saj nxiti reagimin e artistëve serbë dhe jo vetëm.

Fillimisht ajo publikoi një storie duke i kërkuar kompanisë Apple ta vendosë Kosovën në hartë, duke bërë kështu që artistët serbë të reagojnë. Pastaj si përgjigje ndaj tyre, artistja 24-vjeçare publikoi një fotografi të flamurit autokton, që në vitin 2018 u lëshua gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi.

E në këtë debat është përfshirë edhe producenti serb me shtetësi kandadeze, Boris Malgaursi, por atij i ka reaguar babai i Duas, Dukagjin Lipa.

Pas gjithë përplasjes në rrjete sociale, Dua Lipa doli me një sqarim, teksa u shpreh se nuk deshi të nxiste urrejte, por edhe njëherë e shprehu dashurinë e madhe ndaj vendit të saj.

“Postimi im i mëparshëm nuk ishte menduar kurrë për të nxitur urrejtje. Ndjehem e mërzitur dhe e inatosur që postimi im është keqinterpretuar me dashje nga disa grupe dhe individë që promovojnë separatizëm etnik, diçka të cilën unë e kundërshtoj plotësisht.”, shkroi mes tjerash ajo.

Në fund ajo kërkoi nga secili që të jetë krenar me kombësinë dhe prejardhjen.

“Unë thjesht dua që shteti im të përfaqësohet në një hartë dhe të jem në gjendje të flasë me krenari dhe gëzim për rrënjët e mia shqiptare dhe vendin tim. Unë i inkurajoj të gjithë të përqafojnë trashëgiminë e tyre dhe të dëgjojmë dhe mësojmë nga njëri-tjetrit. Paqe, dashuri dhe respekt për të gjithë.”, e përmbylli postimin ajo./21Media