Për një grua nga Senftenberg të Gjermanisë, lindja e djalit të saj erdhi si një befasi e madhe në kuptimin më të vërtetë të fjalës.

Sipas Klinikës Carl Thiem (CTK) në Cottbus, foshnja peshon 6.7 kilogramë dhe është e gjatë 57 centimetra një rekord për spitalin. Djali lindi me prerje cezariane, transmeton rtv21.tv.

“Për 25 vjet në obstetrikë, unë ende nuk e kam parë një gjë të tillë”, theksoi Jörg Schreier, kryemjek në klinikën e grave.

Ai dhe ekipi i tij sollën në jetë foshnjën në javën e 37-të të shtatzënisë.

“Një peshë e tillë ekstreme nuk është e sigurt për nënën dhe fëmijën”, tha Schreier./21Media