Donald Trump duket se nuk do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve, pavarësisht se Joe Biden u shpall president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Stafi i Trump-it lëshoi një deklaratë në emër të tij duke pretenduar se Biden nuk është fituesi real dhe se do të luftonin me përpjekje ligjore për këtë fitore sipas tyre, të vjedhur.

Ne të gjithë e dimë pse Joe Biden po nxiton të paraqitet në mënyrë të gabuar si fitues dhe pse aleatët e tij në media po përpiqen kaq shumë ta ndihmojnë atë: ata nuk duan që e vërteta të zbulohet”, thuhet në deklaratë.

Sipas tyre, janë votat ligjore ato që vendosin për president, jo mediat.

Fakt është që këto zgjedhje nuk kanë mbaruar kurrë. Joe Biden nuk është certifikuar si fituesi i asnjë shteti. Votat ligjore vendosin se kush është president, jo media e lajmeve”, ka shkruar stafi.