Poezi nga shkrimtari i njohur shqiptar

Ndre Mjeda (1866-1937) ishte teolog, shkrimtar, gjuhëtar, deputet shqiptar nga Shqipëria. Ndre Mjeda ishte njëri nga poetët më të mëdhenj të letërsisë shqipe.

Mjeda mbetet mjeshtër i pashembullt i formës e i gjuhës poetike në shqip dhe mjeshtri më i madh i tingëllimit në shqip deri më sot./21Media

VJESHTA

Dhe ju po shkoni,
Bylbyla, kshtu!
Po tretni këndynaj,
Dallndysha, ju!

Dekën mendova
Se m’vjen kurdo;
Se m’leni vetun
S’mendova, jo

Por ma fort zemrën
Ma bren nji idhnim:
Çerdhen qi i leni
Kujdesit tim.

Ndoshta, kur t’ktheni
Mue vorri m’mba,
E ju kërkoni
Çerdhën qi s’a.