Ndonëse ishte paraparë që sot të fillojë edicioni i festivalit “Pri Fest”, ai u shtye për në tetor. Drejtoresha e festivalit, Vjosa Berisha në emisionin “Për ditë të mbarë”, tregon arsyet se pse u shtye ky edicion.

“Sot do të fillonte “Pri Festi. Shumë kemi shpresuar që do të fillojë. Kemi pasur disa opsione, kemi kontaktuar disa herë me Ministrinë e Kulturës, me komunën e Prishtinës, janë munduar shumë edhe departamenti i kulturës i komunës së Prishtinës që të marrim një përgjigje. Dhe diku para tri jave e kemi marrë përgjigjen definitive që s’mund të mbajmë në asnjë mënyrë edicionin fizik të festivalit. Edhe atëherë vendosëm që të shkojmë me opsionin online.”, deklaroi Berisha.

Thotë se i kanë kryer të gjitha përgatitjet, por për edicionin online duhen platformat specifike.

Drejtoresha e festivalit tha se këtë vit s’do të ketë garë dhe tregoi se edhe filmi “Exil” i Visar Morinës do të shfaqet në këtë festival./21Media

#PDTM #VjosaBerisha flet për shtyrjen e festivalit #PriFest

#PDTM #VjosaBerisha flet për shtyrjen e festivalit #PriFest

Posted by RTV21 on Monday, August 24, 2020

 

#PDTM #VjosaBerisha: Sivjet në #PriFest s’ka garë

#PDTM #VjosaBerisha: Sivjet në #PriFest s’ka garë

Posted by RTV21 on Monday, August 24, 2020