Vjosa Osmani sqaron ‘fatin’ e Glauk Konjufcës

Osmani deklarohet për media

Për Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës e rëndësishme është që të ketë një votim të suksesshëm të qeverisë, që siç tha Vjosa Osmani, që të jetësohet vullneti qytetarë.

Të fillojmë me realizimin e programit të cilin e shpalosëm sot para qytetarëve dhe të merremi seriozisht me problemet te cilat ballafaqohen qytetarët e Kosovës”, tha Osmani.

Ajo para mediave sqaroi ‘fatin’ e Glauk Konjufcës.

Osmani tha se Konjufca do të largohet nga pozita e kryetarit, pasi të zgjedhet si ministër.

Sipas dispozitave kushtetuese nuk ka nevojë në raste të tilla për dorëheqje sepse automatikisht mandati i tij si deputet, rrjedhimisht si kryetar Kuvendi përfundon në momentin që votohet si anëtar i kabinetit qeveritar”, sqaroi ajo.

Tutje Osmani tha se synojnë që komunitetet të ndjehen të barabarta.

Përfaqësuesit është koha te votojnë pro qeverise që do t’i mbrojë interesat e të gjithë qytetarëve përfshirë dhe komunitetet, theksoi Osmani./21Media

Back to top button