Në përputhje me obligimet kushtetuese, pas dorëheqjes së presidentit të vendit Hashim Thaçi, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka marrë zyrtarisht funksionin e u.d  të presidentes së Kosovës.

Ceremonia e pranim-dorëzimit është bërë në prezencën e stafit të Presidencës dhe kryetares së Kuvendit të Kosovës.

U.d. e presidentes, Vjosa Osmani do t’i drejtohet sot qytetarëve me një adresim në orën 17:00.​/21Media