Vjosa Osmani dekoron rock-grupet legjendare të Kosovës

Në një ceremoni të veçantë të mbajtur të premten, presidentja e vendit, Vjosa Osmani nderoi me medaljet presidenciale disa nga rock-grupet më të njohura të vendit që shkëlqyen në të tetëdhjetat. Faqja zyrtare e Presidencës së Kosovës në Facebook ndau disa fotografi të këtij momenti të veçantë, ku liderët e këtyre grupeve u shfaqën duke pranuar dekoratat me krenari nga dora e Presidentes.

Në njoftimin e plotë të publikuar në Facebook, Presidenca e Kosovës theksoi rolin vital që këto grupet kanë luajtur në skenën kulturore të Kosovës, në një periudhë kur kultura kombëtare ishte nën presion dhe në përpjekje të vazhdueshme për t’u çliruar nga okupimi.

“Rock grupet e viteve ’80 kanë qenë pjesë e “boom”-it kulturor në Kosovë, në kohën kur ajo po shtypej e kultura jonë po mohohej. Muzika e tyre paralajmëroi e stimuloi ndryshime shoqërore dhe u bëri jehonë aspiratave, zhgënjimeve dhe ëndrrave të një brezi të etur për ndryshim”, shkruhet në faqen e presidencës.

“Ceremonia e mbajtur mbrëmë nga Presidentja Osmani ishte një mirënjohje për kontributin e tyre të çmuar, dhe ajo personalisht u ndau Medaljen Presidenciale të Meritave grupeve të shquara të rock-ut të asaj epoke, duke përfshirë: Minatori, Trix, Elita 5, TNT, Gjurmët, Oda, 403, MAK, Ilirët, Telex, Fisnikët e Fontana”, shtoi njoftimi.

Back to top button