Si ta zgjidhni lakrën e kuqe?

Si ta zgjidhni lakrën e kuqe?

Ajo që e bën lakrën e kuqe, një nga perimet më të mira të familjes së lakrave, është pikërisht ngjyra, falë pigmentit bimor me veti fantastike antioksiduese.

Ndonëse në të vërtetë është një derivat i lakrës së gjelbër, ajo në ngjyrë të kuqe është më e pasur me lëndë ushqyese.

Ajo përmban 10 herë më shumë vitamina A, duke plotësuar 33% të nevojës ditore për këtë vitamina. Ka 14 miligramë më shumë vitaminë C, më shumë hekur etj.

Falë vitaminës C, lakra e kuqe ju ndihmon në forcimin e sistemit imunitar.

Lakra e kuqe ndihmon edhe në parandalimin e osteoporozës, sepse përmban të gjitha llojet e mineraleve të nevojshme për kocka të forta. Ato janë kalcium, magnez dhe mangan.

Sa më shumë që ‘piqet’ lakra e kuqe aq më e hidhur bëhet ajo. Prandaj, për një sallatë të freskët gjithmonë zgjidhni lakra të freskëta, me gjethet të vogla dhe të shkurtra. Mos harroni se kërcelli është edhe më i hidhur, kështu që priteni në shirita të holla rreth 1-2 mm, para se ta hidhni në sallatë.

Nëse lakra është pak më e ‘ndenjur’, kalojeni në tigan, shtoni edhe pak sheqer kaf: kjo mund të jetë një bazë shumë e mirë për një pilaf me lëng pule, për një salcë ose një pjatë të dytë./21Media