Karota është një produkt ushqimor që ka një rol të rëndësishëm në organizmin tonë

Karota është një produkt ushqimor që ka një rol të rëndësishëm në organizmin tonë

Një copë karote përmban shumë vitamina dhe kalori ajo ka 52 kalori dhe nuk ka kolesterol. Përveç këtyre, ajo ka fuqi të luftojë dhe shkatërrojë qelizat kancerogjene te njerëzit. Ajo lufton ndaj kancerëve të ndryshëm, të tillë si kanceri i mushkërive, i lëkurës dhe i gojës.

Karota luan një rol vendimtar në sistemin tonë imunitar, karota të ndihmon gjithashtu në rritje. Përveç kësaj duhet të konsumohet çdo ditë. Falë vlerave të saj mirëbërëse, mund të cilësohet si një “bimë mjekësore”. Karota është e pasur me substanca shumë të nevojshme për organizmin tonë. Përmban vitaminë A (karotën), B, C dhe E, gjithashtu është e pasur me hekur, fosfor, kalcium, natrium, kalium, magnez, brom etj.

Falë këtyre substancave aktive, ajo përdoret për të parandaluar dhe luftuar një numër të madh patologjish, që sot janë shumë të përhapura: anemi nga mungesa e hekurit, disa tipa tumoresh, sëmundje kardiovaskulare, përfshi infarktin e zemrës.

Duke qenë se përmban shumë vitamina dhe kripëra minerale, karota është edhe një ilaç mjaft efikas kundër problemeve të shumta të lëkurës, si edhe një prej elementeve më të rëndësishme kundër plakjes.