Janë zhvilluar sot ndeshjet e javës së 30-të në Superligën e Shqipërisë në futboll të cilat kanë bërë edhe disa ndryshime në renditjen tabelare.

Teuta ka shënuar një fitore solide ndaj Kukësit të cilin e mposhti me rezultat 2-0 për t’i arkëtuar tri pikë të reja.

Partizani nga ana tjetër ka regjistruar një barazim 2-2 në ballafaqim me Lacin për të vazhduar kështu rrugën në luftë për titull.

Befasia kryesore ishte në ndeshjen ndërmjet Tiranës dhe Vllaznisë. Skuadra nga kryeqyteti i Shqipërisë mori tri pikë të reja pas një fitoreje me rezultat minimal 1-0 me golin e vetëm të realizuar nga Batha në minutën e 74’ të ndeshjes.

Pas javës së 30-të, tabela e Superligës së Shqipërisë kryesohet nga Teuta me 55 pikë, e ndjekur nga Partizani me 54 dhe Vllaznia me 53, kurse në vendin e katërt është Laci me 50 pikë pas 30 xhirove.