Muzikë, grupe njerëzish, shkelje të protokollit, tejkalim të orarit të punës.

Kështu ishte atmosfera mbrëmë në një pjesë të lokaleve në Shkup.

Kafebari Mosh ishte njëri prej tyre. Rreth 50 policë mbrëmë e rrethuan këtë lokal.

Pronari u dënua me 4 mijë euro, por ahengu nuk u ndal.

Kemi ardhur këtu bashkë me Inspektoratin e tregut për të parë se si po funksionojnë lokalet në qytetin e Shkupit më saktësisht në Qendër. Pamë se një numër i madh i policëve ka ardhur në njërin lokal pasi që nuk i ka respektuar protokollet e parapara. Për këtë pronar është shqiptuar gjobë prej 4 mijë eurove“.

Edhe pse Inspektorati i punës vikendin e kaluar ka dhënë urdhër të mbyllet për shkak të tejkalimit të orarit, ky lokal ka vazhduar me punë duke shkelur protokollet e parapara për mbrojte nga virusi Covid-19.

“Inspektorët kanë hyrë në “Mosh” dhe i informuan punonjësit që t’i largojnë tavolinat dhe të heqin një pjesë të inventarit, pra të veprojnë në përputhje me protokollet dhe të sigurojnë distancën. Por kur inspektorët ishin larguar nga lokalet, pronarët i kishin kthyer tryezat”, tha Stojko Paunovski.

Nga Inspektorati gjithashtu  thonë se inspektori i cili merret me rastin e këtij lokali është në izolim dhe për këtë shkak procedura për mbylljen e lokalit nuk ka përfunduar.

Përderisa në Qendër të qytetit në disa lokale “vlonte” me ahengje, Inspektorati bënte inspektim në Çair.

 TV21: Me masat si shkoni?

 “Me masat mirë”.

 TV21: A keni distancë?

“Po patjetër. Dezinfektues në çdo tavolinë duhet me pas. Distanca duhet të respektohet, për pjesën tjetër e dini”.

TV21: Me punë si shkoni?

“Mirë ka pak ka punë”.

Ndryshe Inspektorati i tregut mbrëmë ka dënuar 19 lokale në vend. Drejtori Stojko Paunovski kërkon nga Qeveria dhe Ministria e shëndetësisë që Inspektorati i tregut të ketë kompetenca për mbyllje të lokalit, jo vetëm shqiptim të padisë, pasi si shtoi, pronaret po i keqpërdorin përmes gjykatës dhe prokurorisë.

Ndryshe nga Inspektorati informojë se dje kanë shqiptuar padi për shtat restorante ku janë organizuar dasma dhe është bërë procesverbal. Pastaj për shtatë kafene të cilat nuk i kanë respektuar protokollet dhe pesë kafene të cilat e kanë tejkaluar orarin e punës.  Dënime ka më shumë në Shkup, pastaj vijojnë Prilepi, Manastiri, Strumica, Struga, Tetova./TV21