Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka vendosur që të raportojë në polici çdo mesazh ofendues që i bëjnë qytetarët në rrjetet sociale.

Në Facebook, Çitaku ka publikuar një mesazh ofendues që i ka bërë një qytetar, teksa ka shkruar se tash e tutje mesazhet e tilla do t’i raportojë në polici.

“Asnjëherë nuk e kam pa të nevojës as t’i raportoj e as t’i publikoj mesazhet si ky më poshtë. Dorën në zemër, kur i kam parë të tjerët duke i publikuar e raportuar, më është dukur, ndoshta edhe pa të drejtë, si një nevojë për protagonizëm e viktimizim. Sot vendosa me e ndryshu kursin. Çdo mesazh si ky më poshtë do ta raportoj në polici. Në facebook nuk ju lodhi. P.S Nuk po ndihem e ofendume”, ka shkruar Vlora Çitaku në Facebook./21Media

Asnjëhere nuk e kam pa të nevojës as t’i raportoj e as t’i publikoj mesazhet si ky më poshtë.
Dorën në zemër, kur i kam…

Posted by Vlora Citaku on Tuesday, 22 December 2020