Vlora Dumoshi sqaron fotografinë duke ngrënë bukë në veturë
31 Dhjetor 2020
Javë më parë hit në rrjetet sociale u bë ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi duke ngrënë bukë në veturë.
E këtë fotografi Dumoshi e komentoi për herë të parë në emisionin festiv të BonBon-it në RTV21 duke thënë se atë ditë kishte shumë takime, më ç’rast u detyrua të ushqehet në veturë. Dumoshi u shpreh se ajo fotografi nuk është publikuar me ndonjë qëllim.
Ajo me humor madje nuk hezitoi t’i tregonte edhe reagimet e komentuesëve lidhur me bukën dhe jogurtin në veturë./21Media