Vlora e Kosovës feston ditëlindjen
28 Nëntor 2020
Ministrja e Kulturës së Kosovës Vlora Dumoshin sot ka dy arsye për festë, ajo feston ditëlindjen pikërisht në ditën e pavarësisë së Shqipërisë.
E jo rastësisht ministrja Vlora është pagëzuar me këtë emër pasi që Pavarësia e Shqipërisë është shpallur në qytetin e Vlorës.
Karshi suksesit në karrierë Vlora është edhe një nënë e përkushtuar për fëmijët e saj. Ajo ka dy djemë Rronin dhe Rrapin.
Vlora u lind në Prishtinë, kreu studimet universitare në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës. Nga viti 1996-1999, shërbeu si koordinatore e programit edukativo-kulturor në kuadër të Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur ku përfshihej puna në fushën e arsimimit dhe angazhimit me të rinj të komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Kosovë.
Nga viti 2009 deri më 2013, vlora shërbeu si Drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Prishtinës./21Media