I pasigurt votimi i vendimeve të presidentit të Maqedonisë së Veriut për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Kjo vijon pasi që njeriu i parë i Kuvendit, Talat Xhaferi e ndërpreu seancën në të cilën në rend të ditës ishin edhe vendimet e Presidenti për gjendjen e jashtëzakonshme në kushte të Covid-19. Njëkohësisht koalicioni opozitar i kryesuar nga DPMNE, solli vendim që të mos votojë për vendimet për shkak se siç thonë ata janë keqpërdorur nga ana e pushtetit.

 “Qëndrimi i grupit të deputetëve është se do të votojmë kundër këtyre vendimeve për gjendje të jashtëzakonshme për tre arsye: Nën 1 – Vendimet për gjendje të jashtëzakonshme u sollën për menaxhim më të mirë të pandemisë, por për fat të keq sot kemi gjendje shumë më të keqe me pandeminë. Nën 2 – Baza e dytë për këto vendime ishte për menaxhim me pasojat ekonomike dhe sot disa muaj pas vendimeve për gjendje të jashtëzakonshme kemi përkeqësim drastik të gjendjes ekonomike në vend me papunësi të rritur. Nën 3 – menaxhimin me krizën dhe ndihmën e ekonomisë për  fat të keq Qeveria e keqpërdori dhe në vend që të sjell masa që do të vendoseshin në këto tema, ajo sillte dekrete me fuqi ligjore të cilat u keqpërdorën”, tha Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE.

Kryeparlamentari, Talat Xhaferi, pret që deputetët të kumtojnë qëndrimet e tyre në vazhdimin e seancës. Ai theksoi se deri në momentin e prononcimit të tij, nuk ka qëndrim zyrtar nga asnjë grup deputetësh.

 “Për momentin qëndrimi zyrtar i një prej grupeve të deputetëve veçanërisht nga opozita është se në çdo rast nevojitet shumica e dy të tretave për verifikim të të njëjtave si përcaktim nga Kushtetuta. Për shkak se vendimet sillen me shumicë prej 2/3, në mënyrë analoge konfirmohen të njëjtat, nëse janë sjellë nga organi i autorizuar siç është Presidenti i shtetit në këtë rast, Kuvendi duhet t’i konfirmojë me shumicë prej 2/3”, u shpreh Talat Xhaferi – Kryetar i Kuvendit.

Koalicioni opozitar i prirë nga VMRO-DPMNE-ja sot solli vendim që ta hapë çështjen se çka do të thotë kjo gjë nga aspekti juridik dhe cilat do të ishin pasojat nëse vendimet nuk sillen me shumicë prej 2/3.

Talat Xhaferi: “Për këtë ka institucion tjetër që do të tregojë çfarë…”.

Antonio Milloshoski: “Më mirë që të konsultohen ekspertët juridikë të institucioneve përkatëse siç janë Qeveria, Presidenti, Gjykata kushtetuese dhe institucione të tjera përkatëse”.

Kur presidenti vepronte, opozita shikonte, thotë ish kryetari i gjykatës Kushtetuese, Trendafil Ivanovski. Sipas tij, rrallë herë ndodh në vendet tjera që vendimet e tilla të refuzohen.

 “Jemi në një krizë të thellë. Por pas masave emergjente, që u shpallën në mungesë të parlamentit, Presidenti vepronte, opozita shikonte. Nëse nuk silleshin masat, gjendja do ishte dramatike. Pasi që ata e përfunduan rolin e tyre, fakt është që duhet të vendosen në Kuvend për konfirmim. Nuk ka sistem, është shumë rrallë që ata të refuzohen. Zakonisht vetë posti patjetërson që me një debat për shkak opinionit të miratohen”, thotë Trendafil Ivanovski – ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Sipas vendimit të fundit të kryeparlamentarit vendimet nuk do të votohen sot për shkak se seanca është ndërprerë dhe në mënyrë shtesë duhet të ricaktohet. Që të votohen duhet të konfirmohen me shumicë prej dy të tretave.