Nga partia opozitare në Maqedoninë e Veriut VMRO-DPMNE përmes një komunikate me shkrim pohojnë se Maqedonia është rekordere në rajon për nga numri i të vdekur nga COVID-19, raporton TV21.

“Këto të dhëna flasin vetëm se Zoran Zaev, LSDM-ja dhe Filipçe në vend që të fokusohen në masat shëndetësore, shikojnë si ta shpëtojnë karrierën politike. Në 24 orët e fundit në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 20 raste të të infektuarve dhe një viktimë nga koronavirusi. Nëse krahasojmë, Kroacia në 24 orët e fundit nuk ka të infektuar me koronavirus, ndërsa Shqipëria ka 8 të infektuar me Kovid-19.Në Republikën e Maqedonisë numri është dukshëm më i madh i të infektuarve tek ne ka arritur 1.941, ndërsa numri i i viktimave është 113” shkruajnë nga VMRO-DPMNE.

Opozitarët gjithashtu shkruajnë se numrat po përkeqësohen çdo 24 orë, ndërsa nëse krahasohet me shtet me numër të përafërt të banorëve si Sllovenia, Maqedonia ka me të vërtetë numër të keq. Sllovenia në konkludim me 21 majin ka kryer 73.742 testime, ndërsa Maqedonia për atë periudhë ka 24.018.

“Sipas hartës e cila është publikuar, Maqedonia ka indeks më të lartë sipas vdekshmërisë në rajon. Ndërsa ne jemi në majë, LSDM-ja dhe Zaev janë të gatshëm me çdo kusht të shpejtojnë për zgjedhje. Maqedonia është në majë sipas të të infektuarve në një milionë banorë. Maqedonia është në fund sipas numrit të testeve të cilat po bëhen. Me LSDM-në dhe Zaevin të vetmit kemi marrë regjim hibrid, paaftësi, krim dhe varfëri” përfundojnë opozitarët./21Media