VMRO-DPMNE nuk mori pjesë me kandidat të vet në zgjedhjet e sotme, as në Shtip e as në Pllasnicë.

Nga partia opozitare akuzojnë se në Shtip janë mbajtur, siç thonë, zgjedhje mafioze me blerje votash. Siç thonë ata, në zgjedhjet parlamentare para një viti, kanë votuar 29 mijë qytetarë, sot ky numër është mbi 14 mijë vota. Mesazh i qartë nga banorët e Shtipit se sot Sashko fitoi, por Shtip dhe Maqedonia humbën.

“Sot Shtip ishte dëshmitar i zgjedhjeve mafioze, të organizuara nga Zoran Zaevi, Boçvarski dhe Sashko Nikollov. Zaev në kohë të pandemisë organizoi zgjedhje vetëm për ta ruajtur pushtetin në Shtip, kanë nxjerrë njerëz të infektuar me virusin korona pa asnjë protokoll, kanë dhënë para për vota, ndërsa çmimi për një votë ka arritur mbi 200 euro”, deklaroi Ivan Jordanov nga VMRO-DPMNE, shkruan TV21./21Media