Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot në një dalje për media i bëri të ditura masat e reja për luftimin e virusit korona. E për këtë i menjëhershëm ishte reagimi i opozitares VMRO-DPMNE.

Nga atje thonë se LSDM-ja në kohë pandemie bënte ahengje, duke shtuar se kryeministri po tregohet sikur kujdeset për qytetarët por atë gjë nuk po e bënë në praktikë.

Ata po i gënjejnë qytetarët se kanë vendosur disa masa dhe se po rekomandojnë masa të reja. Kjo së paku është një ofendim për qytetarët dhe për të sëmurit. Në vend se të dëgjohen personat kompetent për pandeminë e Covid 19, po dëgjohen PR fjalimet e Filipçes dhe Zaevit”, deklaroi Igor Nikollov nga VMRO-DPMNE./TV21