Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni policor – Gjakovë, ka pranuar informatë nga viktima – ankuesi, se të enjten, i janë vjedhur vegla pune të llojeve të ndryshme të cilat i ka pasur të vendosura në punëtori. Vlera e dëmit është rreth 1200 euro.

Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor – Gjakovë, pas njё pune intensive operativo-hetimore, me të njëjtën ditë ka arritur tё identifikojë dhe tё arrestojë tё dyshuarin: E. H. F, i lindur me 1984.

Tek i dyshuari janë gjetur të gjitha veglat e punës qё i janë vjedhur viktimës, hetuesit policor kanë konfiskuar veglat e paraqitura.

Me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit, i dyshuari pas intervistimit ndalohet pёr 48-orё.