Fal imitimeve ajo është bërë e njohur

Fal imitimeve ajo është bërë e njohur

Vogëlushja tre vjeçare nga Florida, Scout Larson është bërë e njohur në mbarë botën, pasi vishet si yjet e famshme.

Për të imituar këto yje, Scout e ndihmon nëna e saj, Ashley e cila në një intervistë ka treguar se kjo ide i erdhi në kohën kur gjyshja e vogëlushes ishte e sëmurë nga kanceri, për t’i treguar asaj për gratë e fuqishme.

“ Kur flokët e Nonnie filluan të bien, Scout u shqetësua shumë dhe dëshiroja ta qetësoja atë dhe veten time. Më duhej t’i mësoja dhe të kujtoja se gratë janë luftëtare. Ne zgjodhëm gratë e famshme dhe të forta për t’i mësuar rreth forcës që kanë”.

Ajo ka treguar se i ndihmon vajzës të përgjedh personazhet që dëshiron të imitojë, por që ajo vet rregullohet si ato./21Media