Ministri Vitia prezantoi masat e reja kufizuese

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sot deklaroi se nesër do t’i propozojë qeverisë për marrjen e disa masave kufizuese, kundër Covid-19.
Vitia u shpreh se do të propozojnë që të mbyllen për një kohë klubet e natës, të reduktohet orari dhe aktiviteti i gastronomisë, derisa tha se do të prpozojnë edhe një zgjidhje rreth dasmave, me disa kufizime të reja, për shkak të rezervimeve të mëhershme.

Ministri tha se masat e reja do vlejnë deri më 1 shtator dhe se varësisht nga situata epidemiologjike, masat do të lehtësohen apo fuqizohen.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit, 5 persona të prekur me Covid-19 kanë vdekur, ndërsa 1 mijë e 765 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 121 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106 mijë e 278. Në total numri i rasteve aktive është 10 mijë e 183./21Media

Back to top button