​Vojvoda: Shqiptari kurrë nuk dorëzohet

Lojtari i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka reaguar publikisht në mbështetje të bashkëlojtarëve të tij, pas akuzave që iu bënë për “tradhti” lojtarit Vedat Muriqi.

Në këtë klimë tensionesh, Vojvoda ka reaguar në faqen e tij zyrtare në Instagram duke dhënë një mesazh të fortë uniteti nga brenda skuadrës. Ai publikoi një fotografi nga dhoma e zhveshjes, duke treguar atmosferën brenda ekipit dhe duke theksuar solidaritetin mes lojtarëve.

“Aro, Kresh, Fidi, Amir, Dion, Ilir, Lumi, Albian, Floki, Leart, Vesel, Lindon, Valonzy, Flo, Elvis, Hoxha, Ermal, Albion, Mili, Vedo, Viski, Saipo, Baton, Fisi, Leon, Rroni, Edon, muli, kore…Mos lejoni kurrë që dikush t’ju heqë qoftë edhe një grimcë dëshire për të bërë diçka të madhe për këtë vend. Qajmë dhe qeshim së bashku, kjo Dhoma e Zhveshjes është uniteti ynë. Pranoni humbjen, sepse kështu do të fitojmë. Shqiptari edhe besimtari kurrë nuk dorëzohet.…Euro 28”, ka shkruar Vojvoda.

Ndërkohë, Vojvoda theksoi se pavarësisht presionit dhe zhurmës nga jashtë, grupi mbetet i bashkuar dhe i përkushtuar për të përfaqësuar vendin me dinjitet.

Back to top button