Ka vetëm pak ditë që grupi “TNT” publikoi videoprojektin e ri muzikor “Pse të ndjej”. Krahas këtij projekti, priten edhe shumë befasi nga grupi legjendar, i cili ju argëton me këngë të bukura.

Vokalisti i grupit “TNT”, Bekim Hallaqi ishte protagonist i emisionit “1 Kafe prej Shpisë”, i cili mes tjerash foli edhe për periudhën e vetizolimit dhe për punën e madhe që bënë për projektet e reja. Hallaqi tregoi se së shpejti priten projekte të reja, si dhe disa bashkëpunime me emra të njohur.

“Gjatë kohës së pandemisë janë bërë tri videoklipe të grupit TNT, edhe dy këngë të reja janë duke u bërë, videoklipet e të cilave do të realizohen në të ardhmen, për sezonën e verës. Është një bashkëpunim shumë shumë i mirë që po vjen. I kemi edhe dy këngë me këngëtaren Linda Hakaj, që janë remake”, deklaroi Hallaqi./21Media