Volejboll, fundjava e rezervuar për Kupën e Federatës

Këtë fundjavë, më 3 dhe 4 dhjetor, zhvillohen ndeshjet e Kupës së Federatës, të cilat asnjëherë nuk dështojnë të dhurojnë spektakël volejbolli.
Organizatore e Kupës së Federatës për këtë vit është KV “Skenderaj” nga Skenderaj, me përballjet që luhen në palestrën e sporteve “Ilaz Kodra”.
Kjo garë zhvillohet në baza të përvitshme mes katër ekipeve të para të Superligës A, në të dy konkurrencat.
Fituesi i këtij trofeu sezonin e kaluar te femrat, Fer Volley në gjysmëfinale do të ndeshet me Skenderajn më 3 dhjetor, derisa në të njëjtën ditë luhet edhe gjysmëfinalja tjetër mes Dritës dhe M-Technologies.
Në konkurrencën e meshkujve, fituesi i Kupës së FVK-së nga edicioni i kaluar, Ferizaj në gjysmëfinale takohet me Skenderbeun, ndërsa përballja tjetër është ajo mes Pejës dhe Dritës – të dy takimet luhen më 3 dhjetor.
Finalet luhen më 4 dhjetor në orarin e paraqitur grafikisht./21Media

Back to top button