Kompania suedeze Volvo ka nisur prodhimin e modelit të ri XC60, e bindur se gjenerata e dytë e SUV të madhësisë së mesme do të arrijë rezultate të shkëlqyeshme të shitjes

Kompania suedeze Volvo ka nisur prodhimin e modelit të ri XC60, e bindur se gjenerata e dytë e SUV të madhësisë së mesme do të arrijë rezultate të shkëlqyeshme të shitjes

Gjenerata e dytë e Volvo XC60 është prezantuar për herë të parë në panairin e automobilave në Gjenevë, ndërsa pas prezantimit në panairin e automobilave në Nju Jork nga fabrika e prodhimit suedez ka dalë edhe XC60 i parë, karroceria e të cilit është me ngjyrë të bardhë kristal.

XC60 është modeli i katërt i Volvo që është bazuar në platformën e re SPA, ndërsa do të zëvendësojë gjeneratën e parë shumë të popullarizuar, e cila për nëntë vjet gjeti rrugën te më pak se një milion blerës në gjithë botën.

Vetura ka motor benzinë me katër cilindra 2.0 litra, e cila me asistencë të turbo-mbushësit ofron 250 kuaj fuqi dhe 350 Nm të rrotullimeve të momentit. Bartja e fuqisë kryhet përmes ndërruesit automatik prej tetë shpejtësive. Të gjitha së bashku janë të mjaftueshme që vetura prej 0 deri 100 km në orë të arrijë pas 6,8 sekondash dhe të zhvillojë shpejtësi deri në 220 km në orë.

XC60 konsiderohet njëri ndër veturat më të sigurta të trendit aktual, ndërsa në muajt e ardhshëm do t’i bashkëngjitet edhe modeli i ri XC40.